Icardi larg Interit, Wanda Nara refuzon ofertën e parë

Icardi larg Interit, Wanda Nara refuzon ofertën e parë

E ardhmja e Mauro Icardit mbetet ende në ajër.

Sulmuesi argjentinas ka shpallur prej kohësh divorcin me Interin dhe në ditët e ardhshme pritet të vendos për skuadrën që do të vijojë karrierën.

Juventus shihet si ajo më e avantazhuar, por zikaltërit duan në shkëmbim Paulo Dybala. Ndërkohë, së fundmi interes për 26 vjeçarin kishte shfaqur edhe Monaco, ofertë që është hedhur menjëherë poshtë nga agjentja e tij, Wanda Nara.

"Ai nuk do të shkojë në Monako."-tha shkurtimisht Wanda për "TyC Sports".

Monaco thuhet se ka ofruar 65 milionë euro plus shpërblime për Icardi, ndërsa vendosi një pagë 12 milionë euro për lojtarin. Televizioni argjentinas shpjegon se Inter preferon ta shesë sulmuesin në një klub jashtë Italisë, por pajtohet se Juventus është destinacioni i preferuar i 26-vjeçarit.

EMISIONET