Ibrahimovic rikthehet te Milani: Kjo është shtëpia ime!

Ibrahimovic rikthehet te Milani: Kjo është shtëpia ime!

"Kjo është shtëpia ime dhe më në fund jam rikthyer! "

Këto janë fjalët e para të Zlatan Ibrahimovic, i cili është zyrtarisht një futbollist i Milanit.

Sulmuesi zbarkoi ditën e sotme në një avion privat në Aeroportin e Linate, ashtu siç bëri nëntë vite më parë kur u bashkua me kuqezinjtë nga Barcelona.

"Mbaj mend që isha këtu në të njëjtin vend shumë vite më parë.Gjëja e rëndësishme është që unë jam këtu. Jam shumë e lumtur. Unë gjithmonë kam thënë se kjo është shtëpia ime dhe më në fund jam rikthyer. Unë kam qenë në shumë klube të tjera ndërkohë, por jam kthyer dhe kjo është gjëja e rëndësishme," deklaroi Zlatan për "Milan TV".

Ibrahimovic është rikthyer te klubi nga "San Siro" si futbollist i lirë, teksa kjo do të jetë eksperienca e dytë me Milanin.

Gjatë karrierës së tij, suedezi ka veshur fanellat e Ajax, Juventus, Inter, Barcelona, Milan, PSG, Manchester United dhe Los Angeles Galaxy.


EMISIONET