Ibra drejt Milanit, ja paga qesharake që do përfitojë

Ibra drejt Milanit, ja paga qesharake që do përfitojë

Zlatan Ibrahimoviç vishet kuqezi që në merkaton e janarit. Këto janë zërat që qarkullojnë në zyrat e Milanit, me drejtuesit që janë gati të rikthejnë në "San Siro" gjigandin suedez.

Sipas "Corriere della Sera", "Tuttosport" dhe mediave italiane, Ibra është i etur për një kthim në stadiumin ku ai shënoi 56 gola nga sezoni 2010-2012.Sulmuesi është nën kontratë me klubin e MLS, LA Galaxy, por mund të fluturojë drejt Italisë që në muajin e ardhshëm, sepse ata nuk arritën të kualifikoheshin për në raundet finale të kampionatit amerikan të futbollit.

Propozimi në tavolinë duket të jetë një kontratë gjashtëmujore me mundësi për një tjetër sezon, megjithatë "Tuttosport" pretendon se suedezi po tenton firmosjen e një marrëveshje 18-mujore.

Paga e Zlatan do të ishte 1.5 milion euro në vit me pjesën tjetër të mbuluar nga sponsorët personal.

EMISIONET