Policia italiane ka arrestuar 4 shtetas shqiptarë me akuzën e trafikut të drogës.

Në zotërim të tyre janë sekuestruar 41 kg marijuanë e  gati 1 kg kokainë.

Një nga shqiptarët e arrestuar ishte i pajisur me kartë identiteti falso dhe rezulton i dëbuar nga territori italian në shkurt të 2018.

4 shqiptarët u ndaluan gjatë një kontrolli rrugor në lagjen periferike romane Tor Pignatara.

Gjatë ndalimit një prej shqiptarëve tentoi të braktisë në rrugë çelsat e një banese, por i gjetën nga policia.

Më pas, gjatë kontrollit në banesë, policia italiane zbuloi dhe sekuestroi 41 kg marijuanë e konfeksionuar në pako 1 kg si edhe pothuajse 1 kg kokainë e ndarë në doza të vogla. Në banesë janë sekuestruar dhe instrumente për konfeksionimin dhe përgatitjen e dozave të drogës.

Një prej shqiptarëve të ndaluar ishte i pajisur me kartë identiteti falso. Ai është i njohur nga forcat e policisë italiane pasi në shkurt të 2018 ndaj tij është lëshuar urdhëri i dëbimit nga territori italian.

4 shqiptarë ndodhen në burgun e Regina Coeli në Romë në dispozicion të autoriteteve italiane të drejtësisë.

/Ora News.tv/