I thanë se projekti i ri i dedikohet Keisit, ja si reagon Stresi

Stresi po përgatitet për një projekt të ri muzikor. Mbrëmë bëri një postim në Instagram ku shkruajti: "Një hit i ri po vjen. Qëndroni gati."

Nuk munguan komentet nëse projekti do jetë dedikim për ish-partneren e tij Keisi. Reperi zgjodhi të qëndronte i qetë dhe të mos i kthente asnjë përgjigje ndjekësve.

Ndërsa sot, ai solli një tjetër imazh nga xhirimet e klipit dhe shkruajti: "Jam aty ku ti smë sheh".

Nuk dihet ende se për cfarë flet klipi, por të gjithë fansat janë kurioz për surprizat që do sjellë Stresi.

EMISIONET