Shumë futbollistë kanë zgjedhur kampionatin amerikan të futbollit, MLS për të vijuar karrierën.

Së fundmi, në lupën e skuadrave amerikane ka përfunduar sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez. Uruguajanit i përfundon kontrata në fund të sezonit 2020, kur Suarez feston edhe ditëlindjen e tij të 33-të. Nga kjo situatë kërkon të përfitojë Inter Miami, e cila kërkon të sigurojë shërbimet e Suarez me kosto zero.

Skuadra e financuar nga David Beckham kërkon që të sigurojë elitën gjatë këtij sezoni dhe më pas do të kërkojë të shtojë yjet në skuadër. I pari prej tyre pritet të jetë Suarez, rrugën e të cilit sipas të gjitha gjasave do e ndjekin edhe futbollistë të tjerë.

/Ora News.tv/