I skadon kontrata me Atleticon, Luis ngjall interesin e gjigantit botëror

I skadon kontrata me Atleticon, Luis ngjall interesin e gjigantit botëror

Mungesa e rinovimit me Atletico Madrid ka shtyrë Felipe Luis të dal në ankand.

Lajmi është konfirmuar nga spanjollja “Mundo Deportivo”, e cila shton se për brazilianin ka shfaqur interes gjiganti spanjoll, Barcelona. Lojtari është në skadencë të kontratës me klubin “Los Colchonero” dhe qershori pritet të jetë muaji i divorcit me skuadrën nga “Wanda Metropolitano”.

Marrëveshja me 33 vjeçarin shihet si goditje e madhe nga ana e Barcelonës, që përpos goditje “loë cost” do të fitonte shumë edhe nga eksperienca e Luis. Në të kaluarën, Luis është aktivizuar me Ajax, Deportivo la Coruna dhe Chelsea.

EMISIONET