I shënoi Realit, djaloshi kërkon punë: Nëse ka vend për gazetar jam në dispozicion

I shënoi Realit, djaloshi kërkon punë: Nëse ka vend për

Një kërkesë si kurrë më parë.

Edhe pse i shënoi gol 13 herë kampionëve të UEFA Champions League, lojtari i Salamanca CF, Romero është i papunë.

Vetëm 1.47 metra i gjatë, djaloshi ka kryer studimet për gazetari dhe pas ndeshjes së Kupës së Mbretit ka kërkuar "live" punë.

“Lojtarët e Real Madridit janë sjellë si profesionistë të vërtetë gjatë ndeshjes. Unë jam gazetar, kështu që nëse ka ndonjë gazetë që dëshiron  të më punësojë, atëherë unë jam i disponueshëm”, u shpreh 23-vjeçari, i cili duket se nuk shpreson shumë nga futbolli dhe kërkon të fokusohet te profesioni i tij i vërtetë që është gazetaria.

Kërkesë e çuditshme kjo, por mbetet të shihet nëse Romero ka vërtetë talent edhe në gazetari, ashtu siç në fushën e blertë.

EMISIONET