I rrezikshëm pas tërmetit, shembet objekti 4-katësh në Durrës

I rrezikshëm pas tërmetit, shembet objekti 4-katësh në

Në Durrës u shemb ndërtesa 65-të në listën e 136 objekteve të dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit. 

Objekti katër katësh ishte mes 136 ndërtesave të cilësuara të rrezikshme pas tërmetit të 26 nëntorit në Durrës ndaj u shemb me shpërthim të komanduar.

Ekspertët xhenierë përdorën 2 kilogramë eksploziv të vendosur në rreth 100 vrima të hapura në strukturën e ndërtesës që ka shërbyer për banim.

Shpërthimi u bë rreth orës 13:00 dhe ndërhyrja përfundoi pa dëme anësore.

"Prishja e tyre është e detyrueshme për të mos rrezikuar jetën e banorëve përreth"

65 objekte të shpallura të pabanueshëm janë shembur në Durrës në kuadër të procesit të rindërtimit.

"Kemi planifikuar sipas akt ekspertimit rreth 132-136 prishje, nga të cilat 65 janë realizuar"

Janë 112 pallate dhe 343 shtëpi të dëmtuara rëndë nga tërmeti i 26 Nëntorit do të shemben sipas ekspertizës së Institutit të Ndërtimit.

EMISIONET