I riu shqiptar terrorizon ish-të dashurën në autostradë, e qëllon me armë

I riu shqiptar terrorizon ish-të dashurën në autostradë, e

Një shqiptar ka terrorizuar një zonë të tërë në Itali, duke ndjekur me makinë ish-të dashurën dhe duke e qëlluar atë me armë.

Gjithçka ka ndodhur të martën në Vicenza rreth orës 20:30. 

Një vajzë shqiptare, 20 vjeçe, në bordin e një Mercedezi i drejtuar nga shoku i saj dhe një shoqeje më të vogël të ulur në sediljen e pasme, është ndjekur nga në Mini Cooper, në bordin e të cilit është një i ri shqiptar që më vonë u zbulua se ishte i ish-dashuri i vajzës. 

Bëhet fjalë për shtetasin Graciano Qori, 26 vjeç, dhe M. M., 26 vjeç, të cilët janë të njohur nga forcat e rendit.

 Vajza e alarmuar nga ndjekja e makinës, ku u udhëtonte me miqtë e saj ka lajmëruar menjëherë policinë. Drejtuesi i Mercedezit me origjinë serbe, tenton t'i shmanget, por më kot. Shqiptari qëllon në drejtim të Mercedezit, duke thyer xhamin e dritares.

Policia nga ana tjetër u mobilizua me shpejtës si nga toka ashtu edhe nga ajri.

Pas ndjekjes nga policia, ‘Il giornale di Vicenza’ shkruan se Graciano qëlloi sërish edhe dy herë me pistoletë në rotondon “Albera”, ndërsa më pas u largua prej aty. Pas dëshmisë së saj në polici, vajza shqiptare pohoi se një prej personave që ndodheshin në mjetin që i qëlloi me armë ishte ish-i dashuri i saj, i ndaluar tanimë nga policia.

Ndërkohë ka nisur porcedimi i shokut të tij, shtetasi me inicialet M.K. 26-vjeçari akuzohet për disa vepra penale, si dhunë, kërcënim, dëmtim prone dhe prishje të qetësisë publike. Po ashtu policia ka nisur proceduar për të dëbuar Graciano Qorrin nga Italia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe arma me të cilën ishte pasi 26-vjeçari e hodhi atë nga dritarja e makinës në sheshin “Crispi”, pranë një salle lojërash elektronike.

EMISIONET