I riu i hedh lëndë kimikate mbi fëmijët, 51 të lënduar

I riu i hedh lëndë kimikate mbi fëmijët, 51 të

Të paktën 51 fëmijë dhe 3 mësues janë plagosur në një kopsht fëmijësh në fëmijësh në jug-perëndim të Kinës. Ata u sulmuan nga një djalë me kimikate gërryese.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Xinhua, 23-vjeçari me mbiemër Kong u ngjit hyri në kopshtin në qytetin e Kaiyuan dhe hodhi sodë kaustike mbi fëmijët e mësuesit.

Soda kaustike përdoret nga vrasësit për të zhdukur kufomat.

Dy prej tyre kanë marrë plagë të rënda, megjithëse lëndimet e tyre nuk janë kërcënuese për jetën.

I dyshuari u ndalua rreth një orë pas sulmit. Ai dyshohet se hodhi kimikatin si një akt hakmarrjeje ndaj shoqërisë.

Soda kaustike, e njohur edhe si hidroksid natriumi, përdoret për prodhimin e një numri produktesh të zakonshme, përfshirë sapunin, letrën dhe ngjyrat e ndryshme.

Ekspozimi ndaj sodës kaustike mund të irritojë ose djegë sytë dhe lëkurën, të provokojë një reaksion alergjik, madje të shkaktojë humbje të përkohshme të flokëve.

EMISIONET