I riktheu te titulli, Partizani ndan rrugët me Skënder Gegën

I riktheu te titulli, Partizani ndan rrugët me Skënder Gegën

Zyrtarizohet gjithçka.

Skënder Gega nuk do të jetë trajner i Partizanit për sezonin e ardhshëm. Konfirmimi ka ardhur nga faqja zyrtare e klubit kryeqytetas, që ka falenderuar punën e pakufinjtë të tropojanit, ku riktheu titullin e munguar prej 26 vitesh në vitrinën e trofeve.

NJOFTIM PËR MEDIAT

Klubi i Futbollit Partizani, 16 herë kampion i Shqipërisë, falenderon trajnerin Skënder Gega për punën e kryer gjatë sezonit të tij të parë në krye ekipit. Trajneri Gega, falë kontributit, punës, përkushtimit dhe disiplinës  arriti të krijonte një grup triumfues duke fituar respektin e lojtarëve, stafit, drejtuesve dhe tifozëve të shumtë të Partizanit. Klubi saktëson, se Gega ishte nën kontratë dhe për sezonin e ardhshëm, por për arsyet e tij personale ka vendosur të ndërpresë me mirkuptim kontratën me klubin për të mos e vijuar punën e tij në drejtimin e ekipit. Presidenti Gazment Demi, Drejtori Olsi Rama, si dhe stafi e lojtarët dëshirojnë të falënderojnë Skënder Gegën, i cili pas suksesit si lojtar, dha kontributin e tij që trofeu më prestigjioz futbollistik në Shqipëri të kthehej në shtëpi pas 26 vitesh. Klubi duke falënderuar dhe një herë  trajnerin Gega për emocionet dhe performancën e shkëlqyer që ekipi rregjistroi në drejtim e tij, i uron njëkohësisht dhe suksese të mëtejshme në jetë dhe karrierë.

EMISIONET