E ardhmja e Adrien Rabiot mbetet ende në ajër.

Pavarësisht se media të ndryshme sportive e lidhin francezin me kalimin në Spanjë, te Barcelona, në garë për shërbimet e mesfushorit të PSG-së është futur edhe Liverpool. Skuadra angleze nuk është e vetmja në këtë pistë, pasi për 27 vjeçarin ka shfaqur interes  edhe Bayern Munich e Chelsea.

Rabiot do të jetë futbollist i lirë në fundin e sezonit aktual, pasi i përfundon kontrata me skuadrën kampione të Ligue 1. Gjithsesi, sipas "Mirror", PSG ka vendosur çmimin për Rabiot, nëse një skuadër e dëshiron Rabiot që në këtë merkato janari.

Duke iu referuar këtyre burimeve, një skuadër që do firmën e Rabiot përpara qershorit duhet të paguaj rreth 15 milion euro.

/Ora News.tv/