I nguli ish-gruas thikën 11 herë në gjoks e bark, shqiptari: E bëra për dashuri!

I nguli ish-gruas thikën 11 herë në gjoks e bark, shqiptari: E

E bëra për dashuri”,- kështu ka deklaruar para Gjykatës i riu shqiptar, që theri me thikë ish-gruan e tij 33-vjeçare me origjinë moldave.

Aktualisht e plagosura ndodhet në spital ku vijon trajtimin, por ende nuk dihet gjendja shëndetësore e saj.

Roland Bushi, 27 vjeç është arrestuar tre ditë më parë në Francavilla, me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë për shkaktimin e 11 plagëve me thikë, shtetases Aliona Oleinic, 33 vjeç, nga Moldavia. Ai e qëlloi atë me thikë në bark dhe gjoks.

Burri gjatë marrjes në pyetje, i ndihmuar nga avokati Antonello D'Aloisio, nuk e mohoi që ai goditi me thikë ish-gruan moldave, por theksoi se i vinte edhe keq për të.

Shqiptari, i cili punon si murator pa kontratë punësimi deklaroi se ai nuk kishte shkuar në shtëpinë e gruas së re për ta vrarë, por dëshironte të fliste me të, pasi ajo nuk kishte pranuar të fliste me të për ditë të tëra.

Ja çfarë ka dëshmuar Roland Bushi

Sipas rrëfimit të tij, të martën në mëngjes para se të shkonte në punë, Bushi kishte vendosur të shkonte në shtëpinë e Alionës, sepse e dinte ku jetonte.

Pas refuzimit të ish-gruas për të folur me të, ai u ngjit mbi portë dhe hyri në oborrin e shtëpisë.

Ai vazhdoi ti fliste në mënyrë që ta bindte për të folur dhe në një moment, ish-gruaja kishte humbur mendjen. Pikërisht këtu Roland Bushi e kishte sulmuar me thikën që kishte marrë në çantën e shpinës.

Roland Bushi dhe ish-gruaja moldave ishin njohur në Facebook

Historia e Bushit, 27-vjeçar dhe moldaves 33-vjeçare do të niste rreth 8 muaj më parë, pas një kerkesë miqësie në rrjetin social Facebook.

Bushi kishte vijuar të shkonte shpesh në vendin ku moldavia punonte si kamariere, duke shpenzuar gjithashtu shuma të mëdha parash për ta parë atë.

Si fillim të dy ishin miq. Ata dilnin jashtë pune dhe rrinin gjatë. Madje Bushi e kishte marrë edhe në shtëpi. Megjithatë, për ta ishte thjesht miqësi dhe për këtë arsye ndonjëherë moldavia e injoronte Bushin.

Injorimi më i madh ishte regjistruar javën e kaluar. Për Bushin, Aliona nuk ishte një miqësi.

Ajo ishte dukshëm një dashuri, saqë e detyroi Bushin të shkonte dhe t’i nxirrte Alionës zemërimin e pakontrollueshëm, duke plagosur me thikë, me 11 plagë.

EMISIONET