I moshuari në Sarandë konfirmohet me Covid, u infektua në QSUT

I moshuari në Sarandë konfirmohet me Covid, u infektua në QSUT

Një tjetër rast pozitiv me Covid 19 konfirmohet pak minuta me parë në Sarandë.

Bëhet fjalë për një të moshuar mbi 80 vjeç, i cili është infektuar gjatë kohës që qëndronte në spital në Tiranë pas një hemoragjie cerebrale.

Një natë më parë i është marrë tamponi i cili ka rezultuar pozitiv.

Momentalisht i moshuari po merr mjekim në spitalin e Sarandës, teksa gjendja e tij shëndetësore është e rënduar. Ende nuk ka përgjigje të analizave për kontaktet e rastit të rezultuar pozitiv në mëngjes.

Nga ana tjetër, 18 tamponët e marrë dje në Delvinë kanë rezultuar të gjithë negativ.

EMISIONET