I mori 3 pikët, Duro: Më vjen keq për Flamurtarin, me Gavazaj e Abazaj shkojmë larg

I mori 3 pikët, Duro: Më vjen keq për Flamurtarin, me Gavazaj e

Kukësi e ka nisur me hap kampioni edicionin e 81-të të Kategorisë Superiore. Verilindorët kanë marrë pikë të plota pas dy ndeshjeve, teksa pas Partizanit mposhti 3-0 Flamurtarin. Një duel që u fitua për shkak të cilësive që ekipi verilindorë ka, por i vështirë për tu arritur sipas trajnerit, Shpëtim Duro. Pas takimit, tekniku i nënkampionëve u ndal për mediat, ku foli për situatën te Kukësit, ndjenjën për Flamurtarin dhe cilësitë e Abazaj.

"Fitorja e parë me Partizanin ishte shumë e rëndësishme, pavarësisht se ne flasim në gjuhë tjetër, pasi rezultati ishte 3-0. E kisha frikë ndeshjen në Vlorë, sepse janë ndeshje shumë të vështira përballë një kundërshtari që mendohet se nuk ka përgjegjësinë e Kukësit. Të gjithë mendonim se do të fitojmë, sigurtë. Unë kam punuar gjatë gjithë këtyre ditëve që ekipi të jetë serioz, sepse mua më pëlqeu Flamurtari në ndeshjen me Skënderbeun, kështu që në këtë aspekt thashë se duhet ta vlerësojmë maksimalisht për të marrë 3 pikët.

"E rëndësishme është se ne ia arritëm me lojë dhe me fitore bindëse, por sinqerisht e them, më vjen keq për Flamurtarin. Sepse e kam thënë edhe më përpara. Nuk jam hipokrit. Pavarësisht situatave, probleme që kam pasur unë, kam nostalgji për Vlorën. Kam kaluar një vit e gjysëm të mirë dhe shpresoj që çdo gjë të rregullohet. Do rregullohet, nuk ka asnjë llojë diskutimi, por them të rregullohet sa më shpejt.

"Ka qënë një punë shumë e shpejtë te Kukësi. Për punë 3 javësh. Kam pas probleme. U larguan lojtarët. Kanë ardhur 2-3 lojtarë, por nuk kanë ardhur me kondicionin e duhur. Shpresojmë që të merren pikët, siç i kemi marrë në këto dy ndeshje të para. Kampionati është i gjatë. Edhe lojtarët të kapin formën e duhur dhe skuadra të jetë më e plotë dhe kompetitive gjatë gjithë garës.

Abazaj? Normalisht, ka cilësi të jashtëzakonshme, por vetëm dje ka dalë në stërvitje për herë të parë. Nuk ka nevojë ta them unë, por ai është një lojtar mjaft cilësor, siç është edhe Gavazaj, të cilët kanë ardhur te Kukësi këto ditë. E rëndësishme është që të ambientohet me grupin."-përfundoi Duro.

EMISIONET