Marco Asensio në shenjestrën e Interit.

Mesfushori spanjoll i Realit të Madridit nuk po kalon një moment pozitiv në "Santiago Bernabeu" duke ngjallur kështu interesin e zikaltërve. Një gjë e tillë është pohuar dhe nga agjenti i Asensio, që për "FCInterNews,it" ka deklaruar.

"Marco është i nderuar të jetë me interes për një klub si Interi. Nuk e di nëse është e vërtetë apo jo, por për momentin lojtari nuk ka ndërmend të largohet nga Real Madrid".-tha agjenti Horacio Gaggioli.

Deri më tani, Asensio ka kontribuar në katër gola dhe katër asistime në 25 ndeshje me Realin, ndërsa ka qënë objektiv dhe i Juventusit. Asensio nuk është futbollisti i parë që pëlqehet nga drejtuesit zikaltër, pasi më parë kanë shfaqur interes për Luka Modric.

/Ora News.tv/