I kërkuari për vrasje në Tiranë arrestohet në Pogradec

I kërkuari për vrasje në Tiranë arrestohet në Pogradec

Një i ri me banim në Tiranë është arrestuar në Pogradec pasi akuzohet për vrasje me dashje të mbetur në tentativë.

Ndalimi i Denis Lalës, 31 vjeç është bërë më 22 dhjetor 2017

"Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendim penal nr 2744 të datës 03.11.2016, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprat penale "Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë" ; "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit"; "Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera" parashikuar nga nenet 76 e 22, 278/4 dhe 154 të Kodit Penal" informon policia e Korçës

Veprimet e mëtejshme proceduriale lidhur me këtë rast, do të kryhen nga Sektori i Krimeve të Rënda pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

EMISIONET