I kërkuan para dhe favore seksuale shoferes për t'i kthyer makinën, arrestohen dy efektivë të rrugores

Dy punonjës të policisë rrugorë janë arrestuar pasi i kërkuan para dhe favore seksuale një drejtueseje automjeti gjatë procesit për dorëzimin e makinës së saj.

Kapja dhe arrestimi i tyre u bë i mundur nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, (SPAK) në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të SHÇBA-së, Tiranë finalizuan pas disa muajsh hetime me metoda speciale.

''Sot u ekzekutuan urdhrat e ndalimit të Prokurorit të SPAK, në kuadër të procedimit penal për veprat penale "Korrupsion pasiv i personave që ushtrojne funksione publike” dhe "Shpërdorim i detyrës, kryer në bashkëpunim", për punonjësit e Policisë:

- H.Z., me detyrë Oficer i Policisë Gjyqësore pranë Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë;

- L.D., me detyrë Shef Seksioni për Verifikimin e Shkeljeve Administrative'', thuhet në njoftimin e policisë.

Nga hetimet e deritanishme është e provuar dhe dokumentuar procedurialisht se dy punonjësit, gjatë ushtrimit të detyrës në këmbim të dorëzimit të automjetit në pronësi të një shtetaseje të sekuestruar në cilësinë e provës materiale për një ngjarje ndodhur në shtator 2019, i kanë kërkuar përfitime të jashtëligjshme në formë rryshfeti dhe favore seksuale.

Ndër të tjera janë siguruar prova se me veprimet dhe mosveprimet me dashje, në një periudhe kohore relativisht të gjatë, kanë zvarritur procedurat ligjore të dorëzimit të automjetit me qëllim përfitimin e favoreve të mësipërme, duke konsumuar elementë të shpërdorimit të detyrës dhe të korrupsionit pasiv.


EMISIONET