I gjuajti me shqelm, Arnold Schwarzenegger nuk do ngrejë akuza ndaj sulmuesit

I gjuajti me shqelm, Arnold Schwarzenegger nuk do ngrejë akuza ndaj

Ylli i Hollywood, Arnold Schwarzenegger nuk do ngrejë padi ndaj personit që e sulmoi gjatë një aktiviteti në Afrikën e Jugut.

71-vjeçari po fliste me fansat gjatë eventit të tij sportiv në Arnold Classic Africa  kur një person i gjuajti me shqelm në kurriz.

Sulmuesi u ndalua pas incidentit në Johanesburg. Megjithatë të dielën, Schwarzenegger tha se nuk do ta vazhdojë më tej çështjen.

Videoja, e shpërndarë gjerësisht në mediat sociale, tregoi  71 vjeçarin që filmonte  performancën sportive të disa fëmijëve ‘live’ në Snapchat, kur papritur u godit pas shpatullave dhe me një hedhje në ajër, i gjuajnë me një shqelm mbi shpinë. Agresori u kap menjëherë nga rojet e sigurisë.

Në Twitter, Schwarzenegger, pasi u largua nga “Sandton Convention Centre” e Johannesburgut, ka dashur të qetësojë fansat duke shkruar:

"Faleminderit për interesimin, por nuk keni pse shqetësoheni. Mendova se më shtyu turma, gjë që ndodh shpesh. Më pas kuptova se mora një shqelm dhe këtë e kuptova vetëm pasi pashë videon, si të gjithë ju.

Jam i lumtur vetëm që, ai idioti nuk arriti të më prishte live-n në Snapchat", shkruan ish-Terminator.





EMISIONET