"Stresi godet me grusht kryebashkiakun Veliaj" Sali Lusha: Lajmi i Bledi Manes i pavërtetë

Gazetari Bledi Mane publikoi një lajm ne facebook sipas të cilit reperi Arkimed Lushaj i njohur me emrin e artit Stresi ishtë përfshirë në një incident me kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. 

Menjëherë sapo lajmi u publikua në media, Sali Lushaj, babai i Sresit e quajti të pavërtetë. 

Në një prononcim për Ora News Sali Lushaj  u shpreh: Stresi nuk e ka goditur Veliajn. Nuk e di ku e ka gjetur Bledi Mane kete lajm.

Edhe Stresi permes nje postimi ne facebook i kerkoi Manes ta fshinte lajmin duke e quajtur te pavertete dhe paralajmëroi Bledin se do te shihen ne gjyq


Postimi i Bledi Manes

Sipas Manes në ambientet e jashtme të restorantit të njohur Piazza në Tiranë, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj sapo i shpëtoi një sulmi të dhunshëm.

"Këngëtari i repit i njohur me emrin e artit Stresi i doli para dhe filloi ta godiste me grushta por rojet e sigurisë e kanë mbrojtur kryebashkiakun" shkruan ai.

Kjo ngjarje pason deklaratën poshtëruese të Erion Veliajt i cili ofendoi publikisht në media djemtë shqiptarë duke i etiketuar me fjalën "Zdromsa".

Sipas Bledi Manes, Policia Bashkiake po sekuestron kamerat e sigurisë së restorantit për të fshehur ngjarjen.

Kësaj deklarate, Stresi në një postim në Instagram ishte përgjigjur me fyerje ndaj Veliajt.

Sipas Bledi Manes, Policia Bashkiake po sekuestron kamerat e sigurisë së restorantit për të fshehur ngjarjen.


Kësaj deklarate, Stresi në një postim në Instagram ishte përgjigjur me fyerje ndaj Veliajt.



EMISIONET