I dënuari me burg përjetë në Greqi arrestohet në Lushnje

I dënuari me burg përjetë në Greqi arrestohet në

Një 43 vjeçar i dënuar i dënuar me burg të përjeshtëm nga autoritetet greke është arrestuar në qytetin e Lushnjes.

Plot 20 vjet më parë Gjykata e Larisës e kishte dënuar Altin Dhamon me burgim të përjetshëmpër një sërë akuzash të rënda mes tyre akuzat "vrasje me dashje", "vrasje me dhunë", vjedhje e kryer në bashkëpunim "

Operacioni u kodua "Trikalon".

Më 28 shkurt 2018 Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje caktoi masën e sigurisë "Arrest  me burg" për banorin e lagjes "Kadri Qystri", në Lushnje. Ndërkohë Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje në datën 02.03.2018, urdhëroi ekzekutimin e vendimit penal të datës 28.02.2018 të kësaj Gjykate.

"Kjo masë sigurie është vendosur për llogari të Gjykatës së Përbërë të Betuar Trikalon, Greqi, e cila me vendim të formës së prerë Nr.73-78/3-11-1998 të Gjykatës së Përbërë të Betuar të Larisës, Greqi, e ka deklaruar fajtor shtetasin Altin Dhamo  për veprat penale "Vrasje me dashje", Vjedhje me dhunë" e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë,  "Vjedhje  e kryer në bashkepunim",  "Armbajtje pa leje", të parashikuara nga Kodi Penal Grek dhe e ka dënuar atë me burgim të përjeteshëm" informoi policia e Lushnjes.   

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprime të mëtejshme.

EMISIONET