Policia e Fierit ka arrestuar një 50-vjeçar, të dënuar nga drejtësia italiane me 8 vjet e 10 muaj burg për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimin drejt shtetit fqinj.

"Si rezultat i operacionit, në fshatin Kreshpan, në banesën e tij u kap dhe u arrestua përkohësisht me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasi  Sokol Rukaj, 50 vjeç, banues në Cakran, Fier. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjykata e Ankonës, Itali, e ka dënuar me 8 vjet e 10 muaj burg, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”"njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

/Ora News.tv/