I dëbuar 4 herë, 27 vjeçarit shqiptar i dështon plani i arratisjes minutat e fundit

I dëbuar 4 herë, 27 vjeçarit shqiptar i dështon plani i

Një shqiptar i arrestuar pak ditë më parë pasi dhunoi barbarisht në Athinë një bashkëkombës me disa persona të tjerë, ka tentuar të arratiset nga burgu me një shtetas algjerian.

Mediat greke shkruajnë se i riu shqiptar është përpjekur të sharrojë hekurat e qelisë, por tentativa e tij është pikasur dhe për pasojë është parandaluar arratisja.

Incidenti shkaktoi alarm në burgu "AT Exarchia" rreth orës 6 pasditen e së dielës. I riu shqiptar ndodhej ende në qelitë e paraburgimit, pasi nuk ishte marrë vendimi ende për transferimin në burg. Bashkë me të ishte edhe i arrestuari algjerian, ku të dy kanë tentuar të presin hekurat dhe më pas të rrjetën.

Policia vuri re që diçka nuk shkonte dhe bastisi menjëherë qelinë, ku kanë zbuluar dy të huajt duke u përgatitur për të rifituar lirinë, duke bërë që plani i tyre të dështojë minutat e fundit.

Shqiptari u arrestua javën e kaluar për ngjarjen e ndodhur më datë 5 shkurt, ku bashkë me dy persona të tjerë të maskuar, sulmuan shqiptarin dhe të dashurën e tij. Policia arriti të ndalonte vetëm njërin prej tyre, i cili ishte përfshirë edhe në një sërë veprash të tjera penale, ku është dënuar për vjedhje dhe pjesëmarrje në grabitje të rënda. Në të kaluarën, shqiptari është dëbuar 4 herë nga Greqia dhe ai ka gjetur gjithnjë mundësinë për t'u rikthyer në territorin helen.

Ngjarja më e fundit kriminale e 27 vjeçarit ishte ajo e sulmit me thikë javën e shkuar në Athinë.

EMISIONET