I çmenduri dhe “zhgarravina e çmendur” po çmendin të gjithë qytetin?!

I çmenduri dhe “zhgarravina e çmendur” po

Të gjithë bëjnë pyetjen retorike: Është kurba e “çmendur” që çmend manxherin apo është menaxheri i “çmendur” që çmend kurbën?! Dhe të gjithë e kanë përgjigjen në majë të gjuhës që e artikulojnë në korr:

…Në vendin tim në vendin tënd, një i çmendur të gjithë i çmend…!

Në fakt kjo lloj gjeagjëze ka zëvëndësuar gjeagjëzën e “pulës dhe vezës”…

Në realitet, i çmendur është “menaxheri i pandemisë” që e bën kurbën e përhapjes së virusit në formën e një zhgarravine të çmendur rakazhdraka… dhe për të krijuar idenë se merr vesh nga virusologjia, lëshon urdhëra të çmendur nga krevati, e nga bukneri, duke treguar pas krahëve “zhgarravinën e çmendur”, thjesht e vetëm për ti çmendur të gjithë…

Do të thotë dikush që ky është ekzagjerim… Unë nuk po flas fare… Por vetëm po paraqes kurbat e “infektimeve aktive” për periudhën mars-maj 2020 për katër shtete: Shqipërinë, Gjermaninë, Italinë dhe Islandën. Madje thjesht për dijeninë tuaj duhet të dini se i “cmenduri” mburret se e ka menaxhuar krizën sanitare shumë, shumë, shumë. … më mirë se këto tre shtete europiane duke u hequr edhe si më i zoti e më i miri ë Europë???!!!

EMISIONET