I burgosuri përjetë ankohet në Strasburg për Gjykatën e Lartë, Visha: Shqipëria nuk penalizohet

I burgosuri përjetë ankohet në Strasburg për Gjykatën e

Të dënuarit shqiptar i janë drejtuar Gjykatës së Strasburgut për vonesat në gjykimet në Gjykatën e Lartë, duke pretenduar se u janë shkelur të drejtat e njeriut. Por juristët pretendojnë se Shqipëria nuk penalizohet për këtë fakt pasi legjistacioni shqiptar nuk e ka të parashikuar një afat për shqyrtimin e çështjeve në Gjykatën e Lartë.

Gjykata e Strasburgut pranon të shqyrtojë padinë e parë të një shtetasi shqiptar për shkak të mosfunksionimit të Gjykatës së Lartë. Pasi ka pranuar aplikimin e bërë nga Eduard Kola kundër Shqipërisë më 27 Mars 2019, Gjykata Europiane e të drejtave të njeriut ka adresuar disa pyetje për qeverinë dhe autoritetet shqiptare.

Mes këtyre pyetjeve është edhe vonesa që është krijuar në gjykimin e çështjes së ankuesit për shkak të mosfunksionimit të Gjykatës së Lartë. Shtetasi që ka paditur Shqipërinë në Strasburg është dënuar me burg të përjetshëm për vrasje dhe mbahet në burgun e Krujës.

Ai ka pretenduar se shqyrtimi i çështjes ndaj tij u vonua në Gjykatën e Lartë si pasojë e mosfunksionimit të këtij institucioni. Gjykata e Strasburgut në shpalljen e publikuar i kërkon qeverisë shqiptare të japë një datë të mundshme për nisjen e gjyqit dhe pyet nëse vonesa e shkaktuar deri tani ka shkelur të drejtat e ankuesit.

Por juristët thonë se shteti Shqiptar nuk penalizohet për shkak të vonesës së se shqyrtimit në Gjykatën e Lartë pasi legjislacioni shqiptar njeh Gjykaten e Apelit për vendimet e formës së prerë, ndërsa nuk ka të përcaktuar një afat për shqyrtimin e dosjeve në këtë gjykatë.

Sajmir Visha: Nuk ka shkelje procedure, sepse nuk ka një afat për shqyrtimin e çështjeve nga Gjykata e Lartë. Funksionimi i Gjykatës së Lartë është evident, njihet nga të gjithë ankuesit që shkojnë në Gjykatën e Strasburgut. Pasi për të shkuar në Gjykatën e Strasburgut duhet të shterosh edhe Gjykatën Kushtetuese. Për ne aktualisht duke qenë se nuk funksionojnë të dyja Gjykatë e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese të gjithë ata që duan të shkojnë në Gjykatën e Lartë kanë të drejtë të shkojnë në atë të Strasburgut.

Praktika gjyqësore e Strasburgut ka përcaktuar për shtete të tjera gjoba deri në 1 mijë euro për çdo vit vonesë në proceset gjyqësore. Aktualisht në Gjykatën e Lartë janë në pritje të gjykimit afro 33 mijë dosje ndërsa vetëm për ekstradimet pak muaj më parë u vendos të procedohej me gjyqtarë të komanduar.

Nga ana tjetër këshilli i lartë gjyqësor po ecën me shumë ngadalë në përzgjedhjen e emrave të kandidatëve nga radhët e gjyqtarëve apo juristëve të spikatur gjë që e pengon të paktën për këtë vit të futet në funksionim kjo gjykatë. Aktualisht në këtë gjykatë është vetëm një gjyqtar Ardian Dvorani, i cili ka kaluar vettingun.

EMISIONET