Hysi: Vendimi i Metës, gafë në fletoren zyrtare; Meço: I keni dhënë një armë të fortë Presidentit

Hysi: Vendimi i Metës, gafë në fletoren zyrtare; Meço: I

Moderatorja e emisionit, “Tempora” në RTV Ora Sonila Meço u përfshi në debat me deputeten socialiste, Vasilika Hysi , pasi kjo e fundit e quajti gafë të presidentit vendimin për zhdekretimin e datës së zgjedhjeve.

Sonila Meço: Ju pyes për publikimin në Fletore Zyrtare. E publikuat,  botimi nuk ju vë përballë detyrimit për ti shkuar deri në fund respektimit.

Vasilika Hysi:  Si ta lëmë të papublikuar, një akt të presidentit? Atë gafë juridike që e kanë këshilluar juristët presidentin e Republikës.

Sonila Meço: I keni dhënë një armë presidentit me publikimin në Fletore Zyrtare?

Vasilika Hysi: Armën e mori vetë presidenti.

Sonila Meço: Sa gafa të tjera keni publikuar në Fletore Zyrtare?

Vasilika Hysi: Për këtë gabim juridik dhe shkelje, 55 deputetët e maxhorancës e gjykojnë që është shkelur rëndë Kushtetuta dhe ligji. Në këtë kuadër ka nisur një proces i cili i ka hyrë procedurës kushtetuese dhe ligjore.

Sonila Meço: A është çdekretimi shans për dialog?

Vasilika Hysi: Që nga data e anulimit të zgjedhjeve nuk ka pasur dialog. Asnjë përpjekje nga opozita për dialog. Dëgjova Bashën që tha kemi dy kushte: Përgjegjësi penale për ata që vodhën zgjedhjet dhe largimin e Edi Ramës. Dialog me kushte nuk ka.

Ndiqni debatin e plotë. 


EMISIONET