Hysi: Deputetët kanë frikë nga LGBTI por s'patën turp kur u ulën me kriminelë në Kuvend

Nën/kryetarja e  Kuvendit, Vasilika Hysi, e cilësoi të patolerueshme sjelljen e një pakice deputetësh në raport me komunitetin e LGBTI.

Duke folur në një aktivitet të organizuar nga shoqëria civile, Hysi tha se ligjvënësit nuk patën turp kur u ulën përkrah kriminelëve në Parlament, ndërsa stepen kur flitet për LGBT se kanë frikë se humbasin elektoratin.

Hysi: Në këtë Kuvend krah për krah me ne kanë qenë të ulur kolegë pa integritet, të përfshirë ose të dyshuar për lidhje me botën e krimit ose të koprruptuar. Mes nesh ka pasur deputetë, kolegë dhe kolege që nuk e meritonin të ishin në Kuvend dhe janë pranuar dhe nuk na ka ardhur turp që i kemi pasur një pjesë. Ndërsa kur flasim për çështjet e LGBTI ka kolegë që i zë tmerri dhe nuk e pranojnë diskutimin e  kësaj çështje. Sa herë që ka çështje që lidhen me këtë komunitet ka një hezitim, ka frikë, kanë frikë mos humbasin mbështetësit e tyre në zonat elektorale, disa nuk kanë informacionin e duhur. Unë i kuptoj por nuk i mirëkuptoj. Në këtë kuadër mendojmë se pavarësisht se janë pakica në krahasim me shumicën e deputetëve në Kuved, Kuvendi i Shqipërisë ka shumë për të bërë. Shumica e kolegëve tanë nga mazhoramnca dhe opozita kanë një qasje tjetër për të drejtat e njeriut dhe parandalimin e diskriminimit.

Hysi tha se prej sot ka hyrë në fuqi kodi i etikës i miratuar dje në Kuvend, i cili do të ketë rolin e tij në dekurajimin e gjuhës së urrejtjes.

Hysi: Si përfaqësues të partive politike dhe të zgjedhur në parlament, kemi përgjegjësi për të dekurajuar çdo kolegë dhe këdo që përdor gjuhë urrejtje. Kemi të gjithë pjekurinë dhe përgjegjësinë të vendosim raport të drejtë mes lirisë së shprehjes dhe parandalimit. Ti themi jo gjuhës së urrejtjes. Jo vetëm të dekurajojmë përdorimin e saj por të përdorim sanksione disiplinore të ashpra ndaj kudo që përdor gjuhën e urrejtjes në Kuvend por edhe në jetën tonë. Dje Kuvendi ka miratuar kodin e sjelljes e bërë nga të gjitha grupet parlaentare. Nga sot kodi ka hyrë në fuqi dhe fillon zbatimi i tij.

EMISIONET