Merkato e janarit pritet t'i japë fund thashethemeve që e lidhin Elseid Hysaj me Chelsea-n.

Sipas britanikes "Mirror", Blutë e Londrës janë të gatshëm të bëjnë një ofertë 20 milionë funte për të nënshkruar me mbrojtësin e Napolit në dritaren e transferimit të janarit.

Hysaj është një objektiv i gjatë i teknikut, Maurizio Sarri, i cili ka punuar me mbrojtësin shqiptar që prej vitit 2016, fillimisht te Empoli dhe më pas te Napoli.

Shkodrani ka qënë objektiv edhe i gjigandëve anglez, Manchester United dhe Arsenal, por faza e dytë mund ta gjejë Hysajn me fanellën e bluve të Londrës.

/Ora News.tv/