Hynë në fushë dhe dhunuan fotografin e "Flamurtarit", ja kush janë 4 autorët

Hynë në fushë dhe dhunuan fotografin e "Flamurtarit",

Policia e Tiranës ka identifikuar 4 persona, të cilët dyshohet se janë autorë të dhunimit të fotografit të Flamurtarit gjatë ndeshjes Partizani - Flamuratri në 23 shkurt.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, identifikuan dhe proceduan penalisht në gjëndje të lirë, shtetasit:

I. Xh., 31 vjeç, banues në Tiranë

G. Ll., 31 vjeç, banues në Tiranë

K. B., 19 vjeç, banues në Tiranë

I. H., 28 vjeç, banues në Tiranë

"Këta shtetas më datë 23 shkurt 2019, rreth orës 17:40, tek stadiumi “Selaman Stërmasi”, gjatë zhvillimit të ndeshjes “Partizani-Flamurtari”, kanë hyrë në fushë dhe kanë goditur shtetasin Sh. R., 32 vjeç (fotograf i ekipit “Flamurtari”, thotë policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”, “Mosbindje e urdhërit të punonjësit të rendit publik”, “Dëmtime të tjera me dashje e kryer në bashkëpunim”.

EMISIONET