Hungaria miraton ligjin: Kush favorizon emigracionin e paligjshëm do shkojë në burg

Hungaria miraton ligjin: Kush favorizon emigracionin e paligjshëm do

Hungaria duket se është e vendosur për të luftuar në çdo mënyrë emigracionin. 

Goditjen e fundit e ka dhënë Parlamenti hungarez, i cili ka miratuar një legjislacion të ri që kriminalizon  ndihmën e dhënë nga avokatët apo aktivistët ndaj azilkërkuesve.

Çdokush që "lehtëson emigracionin e paligjshëm" do të përballet me një vit burg.

Qeveria e Viktor Orban e ka quajtur legjislacionin "Ligji Stop Soros", pasi filantropisti miliarder akuzohet për mbështetjen e emigrantëve myslimanë.

Votimi në Budapest erdhi disa orë pasi krerët e Bashkimit Evropian ranë dakord të zhvillojnë bisedime mbi krizën dhe rishikimin e rregullave të azilit.

Hungaria thotë se emigracioni kërcënon sigurinë e saj kombëtare, por qëndrimi i saj i ashpër dhe ligji i ri janë përballur me kritika të gjera ndërkombëtare.

Agjencia e OKB-së për refugjatë u kërkoi zyrtarëve hungarezë që "të çojnë për skrap" ligjin e propozuar dhe ekspertët ligjorë nga organizata e të drejtave të njeriut e Këshillit të Evropës apeluan që votimi të shtyhej derisa të parashtronin një shqyrtim të masave të premten.

Një raport nga Komisioni i Venecias tha se legjislacioni hungarez "kriminalizon aktivitetet organizative të cilat nuk lidhen drejtpërdrejt me materializimin e migracionit të paligjshëm".

 

EMISIONET