Humbja ndaj Teutës, Devolli: Tifozët duhet të na ndjekin, një ditë do vijnë rezultatet

Humbja ndaj Teutës, Devolli: Tifozët duhet të na ndjekin,

Pas fitores në ndeshjen e parë, Kamza është futur në një krizë rezultatesh. Kryeqytetasit janë mposhtur dhe nga Teuta, por pavarësisht kësaj trajneri i tyre Bledar Devolli është i bindur se ekipi do të ringrihet. Në një intervistë për "SuperSport" Devolli tha:

Do të jetë zhgënjyese ta humbësh ndeshjes, me një gjuajtje në portë?

Është për të ardhur keq, dhe sot dhe ndeshjen me Partizanin. Jam shumë i lumtur që punoj me këto djem. Na mungojnë disa gjëra të vogla, por bëjmë futboll të bukur, agresiv. Është për të ardhur keq që me një 1 ndeshje në portë ta humbësh ndeshjen. Në mos sot, një ditë do vijnë rezultatet.

Goli i pësuar?

Gabime individuale, ikje nga shalët, mbrojtja duhet të ishte e përgatitur. Nuk jam i mërzitur hiç, e rëndësishme është që bëjmë futboll, jemi agresiv, ashtu siç po punojmë gjithë javën. Kështu e ka futbolli.

A tu përgjigjur gjithë lojtarët, me pasionin dhe dëshirën që t’i kërkon?

Është pak e drejtë. Na driblohet Peçi, një driblim që mund të evitohet. Para golit kishim rastin me Rezin. Po të kishte shkuar topi në rrjetë, do flisnim ndryshe.

Sot e ke komentuar ndeshjen, së bashku me komentatorin, pse e ke këtë mënyrë?

S’është faji im që s’ka tifozë në stadium.

Sa i kënaqur je më ndërrimet? E ke një opsion tjetër në stol?

Presim Orelesin dhe Fukuin. Kemi 2 forca më shumë, do na japin një dorë. Martinena nuk është akoma për të luajtur 90 minuta. Çfarë t’i them Peçit ta pushkatoj, që i iku një top? Po të ishim rreshtuar më mirë, do flisnim ndryshe. Nuk jam i mërzitur fare. Jemi në rrugën e duhur, jam krenar që punoj me këta djem, që më ndjekin. Do i durojmë të gjitha.

Pas minutës së 65-të, ekipi ka një lojë lodhje. Ndoshta vjen nga kërkesa juaj për presing…

Gjithë javës kam insistuar. Kjo  lloj loje do administrim topit. Në të kundërt do bjerë rendimenti. Presim Orelesin dhe Fukuin që janë lojtarë me eksperiencë. Por edhe Plaku ka ardhur ditën e fundit, do të futet në ritmin e lojës.

Plaku ka ndryshuar stilin e lojës?

Akoma nuk është futur në ritmin që ne kërkojmë. Pushimi është flori. Presim shumë ndryshime dhe lojtarët të vijnë në formë. Problemi është që nuk administrojmë topin. Në qoftë se presim lojtarët që kanë eksperiencë dhe nuk i bie topi kot, do të jemi efikasës.


EMISIONET