Humbja me Laçin, Gega: U luajt shumë pak futboll, kampionatin nuk e vrasim sot

Humbja me Laçin, Gega: U luajt shumë pak futboll, kampionatin nuk e

Pas humbjes me Laçin, trajneri i Partizanit, Skënder Gega nuk dëshiroi të bëj analiza teknike, teksa tha se ndeshja u humb nga mënyra e lojës aspak fiktive në fushën e blertë. Sa i përket çështjes titull, Gega shtoi se kanë mbetur edhe 14 javë nga fundi i kampionatit dhe gjithçka mund të  ndodhi.

""Laçi është një fushë e vështirë. Ndodhen ato që ndodhen të cilat ju i patë.  Largohemi pa 3 pikë, por do të mundohemi ta rimarrim veten në ndeshjet e ardhshme. 8 pikë kanë qënë dje, 8 pikë janë sot. Planet e tyre i dinë vetë ata, ne kemi planet tona. Do të vazhdojmë të qetë duke nxjerrë edhe të metat tona. 
 
Gjykimi? Ndeshjen e parë kam thënë se një penallti nuk vendos, por ja që sot e vendosi. S'dua të merrem me arbitrat edhe kur fitoj dhe kur humbas, gjithsesi ky është realiteti."
.-përfundoi Gega.

EMISIONET