Humbin kontrollin, dy mjete përfundojnë në kanal

Humbin kontrollin, dy mjete përfundojnë në kanal

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave është regjistruar mbrëmjen  e djeshme në aksin rrugor Laç - Kryqëzimi i Patokut.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:45, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i shinave të trenit",  ku mjeti tip "Audi" me drejtues shtetasin H.L. 25 vjeç banues në Laç  dhe mjeti tip "BMË" me drejtues shtetasin R.B. 23 vjeç banues në Laç,  kanë humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe kanë rënë në kanalin anësor të rrugës.

Për pasojë janë lënduar 2 drejtuesit e mjeteve të cilët janë dërguar në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin por kryejnë veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.



EMISIONET