Presidenti i Ilir Meta është takuar në Gjilan me familje e dy vëllezërve Abazi që humbën jetën në tërmetin e 26 nëntorit.

Kreu i Shtetit u shprehu ngushëllimet dhe ndau dhimbjen me familjarët e Shemsedinit dhe Isait

Në një postim në Facebook Meta tha se është thellësisht i prekur nga humbja e jetës së tyre.

“Sot në Gjilan për t'u shprehur ngushëllimet dhe për të ndarë dhimbjen me familjen Abazi. Thellësisht i prekur nga humbja e jetës së vëllezërve Shemsedin dhe Isa Abazi nga tërmeti që goditi Shqipërinë në 26 nëntor. Do të jemi gjithmonë pranë familjes Abazi!”-shkroi Meta.

Pasi u takua me anëtarët dhe të afërmit e  familjes Abazi, kreu i shtetit tha se: "Me këtë ndjenjë solidariteti që ekziston mes dy vendeve tona, që është një ndjenjë tepër vëllazërore dhe njerëzore, dhimbja do të jetë më e lehtë dhe kjo familje do të ketë mundësi për ta përballuar atë me mbështetjen e të gjithë komunitetit, e veçanërisht të të gjithëve ne në Shqipëri dhe Kosovë, në mënyrë që të gjithë ata që humbën të afërmit e tyre, të ndiejnë mbështetjen dhe kujdesin tonë, për një të ardhme më të mirë."

Ai u shoqërua gjatë takimit me familjen Abazi nga kryeministri kosovar në largim Ramush Haradinaj dhe zv/ kryeministri Behgjet Pacolli.



/Ora News.tv/