Humb në rrethana misterioze në Durrës 55 vjeçari nga Kosova

Humb në rrethana misterioze në Durrës 55 vjeçari nga

Një shtetas nga Kosova ka humbur që prej mbrëmjen së shkuar në qytetin e Durrësit, duke bërë që policia të kërkojë ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij.

55 vjeçari Skënder Rama, kishte ardhur për pushime në qytetin bregdetar me një grup shoferësh prej 44 vetash, por rreth orës 19:00 ka dalë nga hoteli tek Shkëmbi i Kavajës për të mos u kthyer më.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës kërkon ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve në gjetjen e një shtetasi.

Shtetasi Skender Rama 55 vjeç, banues në Kosovë, ditën e djeshme ka ardhur me pushime në Durrës (një grup shoferësh, 44 veta) dhe rreth orës 19 : 00 ka dalë nga hoteli ku ishin akomoduar të gjithë pushuesit, në afësi të Shkëmbit të Kavajës dhe nuk është kthyer më.

Është rreth 1, 75 cm i gjatë, i dobët dhe ka të veshur një këmishë të bardhë dhe xhinse të zeza.

 Në rast identifikimi të tij, jeni të lutur të telefononi në numrin 0694110217.

EMISIONET