Humb kontrollin dhe del nga rruga, plagoset rëndë drejtuesi i motorit

Humb kontrollin dhe del nga rruga, plagoset rëndë drejtuesi i motorit

Drejtuesi i një motori mbeti i plagosur në Vlorë ndërsa humbi kontrollin e mjetit dhe u rrëzua.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:45, në aksin rrugorë Vlorë-Peshkëpi në afërsi të fshatit Qishbardhë.

 "Një shtetas rreth 65 vjeç duke drejtuar motorrin e markës "Lifan" ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku si pasojë ka marrë dëmtime të rënda".

I plagosuri ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë. Grupi hetimor po kryen veprimet mëtejshme.

EMISIONET