Humb jetën nga koronavirusi mjeku kinez, ishte shefi i Li Wenliang i cili zbuloi i pari virusin

Humb jetën nga koronavirusi mjeku kinez, ishte shefi i Li Wenliang i cili

Një mjek në Wuhan, humbi jetën nga koronavirusi ditën e sotme. Njoftimin e ka bërë Spitali Qendror i Wuhanit.

Mei Zhongming ishte mjeku 57-vjeçar dhe zëvendësdrejtori i departamentit të oftalmologjisë në Spitalin Qendror Wuhan, dhe ishte eprori i Dr. Li. I cili zbuloi i pari koronavirusin dhe gjithashtu humbi jetën. Spitali shprehu ngushëllimet për vdekjen e doktor Mei.

Li Wenliang u vlerësua si një hero në Kinë për përpjekjen për të informuar publikun për shpërthimin e koronavirusit para se të njihej publikisht nga qeveria, shkruan CNN.

Li u arrestua në dhjetor pasi paralajmëroi për një virus të mundshëm që përhapej në Wuhan.

Ai vdiq në fillim të shkurtit nga koronavirusi, duke shkaktuar pikëllim në të gjithë Kinën.


EMISIONET