Humb jetën 42-vjeçari shqiptar, u aksidentua në Itali

Humb jetën 42-vjeçari shqiptar, u aksidentua në Itali

Shqiptari i cili u përfshi në një aksident mbrëmjen e së premtes në Parma të Italisë ka ndërruar jetë sot.

Mediat italiane raportojnë se  Iliej Dobjani nuk mundi ti mbijetonte plagëve të marra nga aksidenti.

Dobjani, ishte duke udhëtuar me një motor kur është përplasur nga një makine 'Alfa Mito', që drejtohej nga një vajzë.

42-vjeçari shqiptar u dërguar menjëherë në spital në gjendje të rëndë, por pas 36 orë luftë me vdekjen ai, mësohet se ndërroi jetë.

EMISIONET