Hong-Kongu u kërkon udhëtarëve nga ShBA-ja e Evropa të bëjnë testimin për COVID-19

Hong-Kongu u kërkon udhëtarëve nga ShBA-ja e Evropa të

Qeveria e Hong-Kongut thotë se do t'u kërkojë atyre që vijnë me rrugë ajrore nga Shtetet e Bashkuara dhe Evropa të bëjnë testimin për koronavirus pas mbërritjes.

Gjithashtu planifikohet që në të ardhmen e afërt një gjë e tillë të bëhet për të gjithë ata që vijnë nga jashtë.

Nëse testohen pozitivë, udhëtarët do të dërgohen në spital sa më shpejt të jetë e mundur, ndërsa ata që kanë pasur kontakt të ngushtë me ta gjatë udhëtimit do të çohen në qendrat e caktuara të karantinës.

Ata që testohen negativë mund të shkojnë në shtëpi ose në një vend të caktuar për të vazhduar karantinën e detyrueshme 14-ditore.

Ndër rastet nga jashtë të konfirmuara në Hong-Kong, shumica e pacientëve kanë qenë në Britani, e pasuar nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera të Evropës.

/Marre nga CRI/ 

EMISIONET