Homazhe në sheshin "Skënderbej", qytetarët ndezin qirinj për viktimat

Në vend të festimeve për festat e nëntorit dhe ato të fundvititi, në sheshin Skënderbej, 4 ditë pas tërmetit shkaterrues, bëhen homazhe për ata që fatkeqësisht humbën jetën nga kjo fatkeqësi natyrore.

Përballë këtyre homazheve nuk ka ndasi moshe, fëmijë e të rritur bëhen bashkë për një qiri, për një lutje.

Dhjetra qytetarë ju bashkuan nismës me fokus solidaritetin me jetët e humbura.

Jo vetëm në shenjë simbolike, por ka edhe nga ata të cilët janë të gatshëm të ofrojnë strehim për të pastrehët e tërmetit.

Qirinj janë ndezur edhe në sheshin e Flamurit në Vlorë.

Dy ditë më  parë sheshi "Skënderbej" u ndriçua nga dritat e qirinjve për tu lutur për shpëtimin e të gjithëve nën rrënoja, 49 prej të cilëve fatkeqësisht nuk ja dolën dot.





EMISIONET