Futbolli shqiptar në zi.Nje ndër legjendat e saj Ali Mema u nda nga jeta në moshën 76 vjeçare.

Sot homazhe iu bënë legjendës së Tiranës nga miq, familjarë por edhe personalitete të sportit dhe politikës.

I pranishëm ishte dhe presidenti Ilir Meta, i cili shprehu ngushëllimet e tij për ish-mesfushorin e kombëtares.

“Padyshim që ndarja e parakohshme nga jeta e Ali Memës është një mungesë e pazëvendësueshme ashtu si kontributi i tij për Tiranën e madhe”.

Kreu i shtetit përmendi dhe një moment kyç të Memës me kombëtaren e viteve 60.

“Barazimi në 67-tën ndaj Gjermanisë që solli skualifikimin e këtyre të fundit është dhe do të mbetet një nga momentet më historike të kombëtares sonë si dhe një burim frymëzimi për brezat më të rinj”.

/Ora News.tv/