E çuditshme por e vërtetë ajo që ndodh me Inaki Williams.

Sulmuesi i Athletic Bilbao ka nënshkruar një kontratë nëntë vjeçare me klubin spanjoll, duke firmosur në këtë mënyrë kontratën e dytë më të gjatë në historinë e futbollit. 25 vjeçari ka nënshkruar deri në vitin 2028 dhe marrëveshja e firmosur me Bilbao përfshirë një klauzolë prej 135 milionë euro.

"Shpresojmë që gjëra të mëdha mund të vijnë sepse ajo që dua është ta bëj këtë klub më të madh, nëse është e mundur. Kjo, siç mund ta shihni, është shtëpia ime dhe gjithçka që dua unë e kam këtu. Klubi gjithmonë është bërë bast me mua, më ka dhënë gjithçka, unë mendoj se është shtëpia ime."tha Williams për faqen zyrtare të klubit pas firmës.

Williams debutoi me Athletic në vitin 2014, teksa u transferua nga Manchester United. Ndërkohë, kontratën më të gjatë të firmosur ndonjëherë në historinë e futbollit e ka bërë braziliani, Denilson në vitin 1998, ku u lidh për 10 vite me Real Betis.

/Ora News.tv/