Hipën në tarracë për të plasur fishekzjarrë, vritet 16 vjeçari në Kurbin

Hipën në tarracë për të plasur fishekzjarrë,

Festimi i Vitit të Ri ka shkaktuar një viktimë në vend. 16-vjeçari me iniciale K.GJ ka humbur jetën  pasi ka hipur në tarracën e shtëpisë për të ndezur fishekzjarre. Adoleshenti është gjetur me një plagë të thellë në kokë ndërsa policia dyshon se mund të jetë goditur nga një plumb qorr ose fishekzjarre.

Festa e fishekzjarreve ka rezultuar fatale për një 16-vjeçar nga fshati Sanxhak i Kurbinit. K.GJ humbi jeten në rrethana ende të paqarta, ndërsa ngjarja ndodhi pak minuta pas ndërrimit të viteve, duke shënuar viktimën e parë për 2018-tën.

Policia bëri me dije se 16-vjeçari kishte hipur në tarracën e shtëpisë për të ndezur fishekzjarre dhe më pas është gjetur nga familjaret pa shenja jete me një dëmtim të rëndë  në kokë.

"Nga veprimet e para hetimore, ka rezultuar se ky shtetas ka hipur në tarracë të shtëpisë për të plasur fishekzjarrë, dhe është gjetur më pas nga familjarët në tarracë, pa shenja jete me një dëmtim në kokë. Pritet ekspertiza mjeko -  ligjore për përcaktimin e llojit të  dëmtimit në kokë", sqaron policia.

Trupi i pajetë i të miturit u dërgua në morgun e spitalit të Laçit, ndërsa policia së bashku me prokurorinë e Kurbinit nisi hetimet në lidhje me ngjarjen.

Dyshimet e para janë se i riu është goditur nga një plumb qorr ose fishekzjarr, pasi plaga që ka në koke është më e thellë.

Për këtë arsye është kërkuar ekzaminimi mjekoligjor i cili do të realizohet në Tiranë.

Vetëm pas ekspertizës hetuesit do të përcaktojnë saktë shkakun e vdekjes së 16-vjeçarit me iniciale K.GJ.



EMISIONET