Hetimet/ Si u vra barbarisht 20 vjeçarja shqiptare Anxhela Meçani

Hetimet/ Si u vra barbarisht 20 vjeçarja shqiptare Anxhela Meçani

Hetuesit italianë janë duke u përpjekur për të rindërtuar skenën e ngjarjes, ku humbi jetën 20 vjeçarja shqiptare Anxhela Meçani.

Shqiptarja u hodh nga makina, pasi ishte rrahur barbarisht të shtunën, ndërsa vdiq të dielën në spital. Ende nuk dihen saktësisht motivet e ngjarjes, por dyshohet se ajo u dhunua nga tutori, i cili më pas e hodhi në asfalt nga makina.

Megjithatë, kjo nuk është hipoteza e vetme e ngjarjes. Mediat italiane shkruajnë se deri më tani është marrë dëshmia e një automobilisti, ndërsa janë marrë edhe imazhet e kamerave të vëzhgimit, analizimi i të cilave mund të çojë në identifikimin e autorit ose autorëve, në bordin e makinës që i shkaktoi vdekjen tragjike shqiptares.  

Misteri për vdekjen e Meçanit thellohet. Sipas mediave italiane, prostituta e re shqiptare u hodh nga një makinë që po qarkullonte me shpejtësi në unazën e Torinos pasi u rrah brutalisht.

Hipotezat janë të shumta për ngjarjen; ose mund të jetë hedhur gabimisht nga bordi i automjetit për të shpëtuar nga dhuna, ose ky ishte dënim nga organizata që menaxhon rrjetin e prostitucionit. Shkak i ngjarjes mund të jetë mosbindja e saj për aktivitetin në rrugë dhe tutorët e kishin të qartë qëllimin: ta dënonin rëndë ose në rastin më të keq ta vrisnin.

Njeriu që lajmëroi policinë për kushtet e dëshpëruara të 20 vjeçares, nuk arriti të njihte makinën në të cilën ndodhi tragjedia.

Ai i tha policisë shkurt: "Dikush ka hedhur një person nga makina dhe iku".

Vajza u transportua menjëherë në dhomën e urgjencës të spitalit "Moncalieri", duke përfunduar në agoni dhe duke ndërruar jetë të nesërmen për shkak të plagëve të marra. Hedhja nga makina i ka shkaktuar lëndime të rënda në organet e brendshme. Por, jo vetëm kjo; mjekët tregojnë gjithashtu shenjat e rrahjeve, që i kanë shkaktuar lëndime të mëtejshme.


EMISIONET