Hetimet për plagosjen e adoleshentit shqiptar, dyshohet se u qëllua gjatë grabitjes së një vile

Hetimet për plagosjen e adoleshentit shqiptar, dyshohet se u qëllua

16-vjeçari me origjinë shqiptare Enrico. P, djali i një familje emigrantësh shqiptarë në Itali, është personi i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së premtes në komunën e Monterotondos në provincën e Romës.

Ai është braktisur në hyrje të spitalit Gemelli të Romës, në gjendje mjaft të rëndë shëndetësore, pasi kishte marrë dy plumba në trup e kishte humbur mjaft gjak.

16 vjeçari është operuar gjatë natës, ndodhet në gjendje të rëndë por jashtë rrezikut për jetën.

Hipoteza e parë e zbardhjes së ngjarjes deri në përfundimin e hetimeve dyshon se 16 vjeçari shqiptar është një nga 3 autorët e grabitjes së një vile në qëndër të Monterotondos.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18.30 të pasdites së të premtes kur banda e grabitësve të bindur se në vilë nuk ishte askush kishin hyrë për të kryer vjedhjen.

Ka qenë djali i pronarëve të vilës, 29 vjeçari Andrea Pulone që pasi ka nuhatur grabitësit, ka qëlluar 5 herë me një pistoletë tip Glock të kalibirit 40 të cilën e zotëronte me leje të rregullt.

Më pas ka telefonuar policinë duke i informuar se ka qëlluar kundër personave që tentuan t'i grabisin shtëpinë.

Rreth 30 minuta pas ngjarjes një automjet ka braktisur në hyrje të spitalit Gemelli, 16 vjeçarin Enrico.P, duke u larguar më pas pa lënë gjurmë.

Policia italiane ka sekuestruar kamerat e sigurisë në hyrje të spitalit për të identifikuar personat që e braktisën.

16 vjeçari shqiptar është i plagosuri i parë pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri "mbi të drejtën e mbrojtjes së ligjshme ndaj kujtdo që tenton të grabisë pronën private.

Ky ligj u propozua nga Parita Lidhja e nga Ministri i Brendshëm Matteo Salvini dhe u firmos pak orë më parë nga Presidenti i Republikës Sergio Mattarella.

Pak orë më parë ndaj kësaj ngjarje ka reaguar dhe Ministri Salvini i cili ka komentuar: "Mesa duket një ditë më parë është verifikuar episodi i parë i të drejtës së mbrojtjes së ligjshme.

 Një 16 vjeçar shqiptar, anëtar i një bande grabitësish është braktisur në prag të spitalit Poliklinik Gemelli, pasi ka marrë plagë zjarri. Më pyetën a më vjen keq. U përgjigja se nëse 16 vjeçari nuk do bënte grabitësin tani do të ishte mirë e  duke parë spektaklin "Kërcim me Yjet".



EMISIONET