Heqja e patentës, PD e Durrësit: E papranueshme, Basha dhe pjesëmarrësit shkuan në këmbë në takim

Heqja e patentës, PD e Durrësit: E papranueshme, Basha dhe

Partia Demokartike e degës Durrës ka reaguar në lidhje me procedimin nga policia të liderit të kësaj partie Lulzim Basha dhe disa pjesëmarrësve pas zhvillimit të një aktivitet partiak të zhvilluar në mjedisin e mbyllur të një lokali.

Ajo e quan të papranueshme këtë gjobitje të lidërve demokratë, duke e cilësuar si shprehje paniku dhe dëshpërimi të qeverisë Rama e cila është në çoroditje.

Lidhur me patentat e hequra PD deklaroi se bisnesmenet kane shkuar në këmbë dhe jo me mjete në lokal.

Policia e Durrës ka proceduar kreun e PD-së, Lulzim Basha, kryetarin e PD në Durrës Ferdinand Xhaferri, shefin e Dhomës së Tregtisë Alban Isterin në kundërshtim me Aktin Normativ.

Njëkohësisht janë ndëshkuar me masë administrative gjobë dhe me tërheqje të lejes së drejtimit shtetasit pjesëmarrës në këtë aktivitet, Arlind Boshku,  Ramadan Gugashi, Virgjil Nini, Edlir Hoxha. A. M, E.H, A.B, D.B, J.M.

EMISIONET