Në krah të teknikut Skënder Gega, në konferencën për shtyp të Partizanit doli edhe sulmuesi shkodran, Rubin Hebaj. 20 vjeçari i cili shënoi dopietë në derbin kundër Tiranës u shpreh besimplotë se te Partizani është gati të qëndrojë gjatë, ndërsa foli edhe për afrimin e Shkurtaj te të kuqtë.

Ndeshja me Teutën?

Hebaj: Besoj se bëra ndeshje deri diku të mirë por në çdo takim mundohem të jap maksimumin. Pastaj varet si gjykohet nga analistët dhe tifozët, por mendoj se bëra një ndeshje të mirë.

Shkurtaj te Partizani?

Hebaj: Nuk më vjen keq pasi futbolli kështu është ka konkurrencë në ekip. Edhe nëse vjen ai, nuk ka problem pasi të gjithë luftojnë për të luajtur. Edhe nëse nuk vjen është e njëjta gjë dhe të them të drejtën nuk ndihem keq.

E ardhmja te Partizani?

Hebaj: Unë kam ardhur për një vit te Partizani dhe nëse drejtuesit duan të diskutojmë do të diskutojmë. Gjithsesi deri më tani nuk ka asgjë. Në fillim kisha pak presion por u ambientova shpejt me grupin dhe nuk hasa shumë vështirësi më vonë.

Humbja e besimit?

Hebaj: Nuk është humbje besimi kur mendon se nuk do të luash, por është mendim kur je në stol. Edhe nëse futesh vetëm 5 minuta, mund të shënosh 2 gola. Gjithsesi unë kur hyra kisha besimin se do shënoja dhe ashtu ndodhi.

Tifozët?

Hebaj: Normalisht na vjen keq pasi janë një mbështetje shumë e madhe për ne. Kudo të jesh me tifozë, është atmosferë e mirë, ndërsa është e vakët kur nuk ka tifozë. Shpresoj t’i kënaqim tifozët që na shohin nga jashtë këtë takim.

Kombinimi më i mirë?

Hebaj: Varet nga trajneri se si jepen detyrat taktike apo teknike për specifikën e ndeshjes. Për të gjithë lojtarët as mire, pasi janë shokët e mi. Me të gjithë kombinohem mirë pasi mundohen të japin më të mirën. Kushdo që të luajë shkon mirë me shokun.

Ndeshja me Kukësin?

Hebaj: Ne jemi më të qetë se Kukësi, pasi jemi 5 pikë para. Shpresoj të fitojmë dhe ta mbajmë distancën kaq. Shpresoj mos të jem vetëm ndaj mbrojtësve të Kukësit por të kem edhe mbështetjen e shokëve. Kanë vite në Superiore dhe i respektoj. Do të japin më të mirën dhe unë do të mundohem të jap më të mirën dhe shpresoj të fitojmë ne.

Vazhdimësi apo gola në ndeshje të mëdha?

Hebaj: Do të doja vazhdimësi. Realisht është bukur të shënosh në derbi, por do të doja më shumë të shënoja në mënyrë të vazhdueshme sesa në një ndeshje."-përfundoi sulmuesi shkodran.


/Ora News.tv/