Hazizaj: Politika shqiptare i është larguar Kushtetueses

Hazizaj: Politika shqiptare i është larguar Kushtetueses

Konstitucionalisti, Sokol Hazizaj në një prononcim për emisionin “Tempora” në RTV Ora u shpreh se sot e gjithë politika shqiptare i është larguar kushtetueses.

Sokol Hazizaj: E gjithë politika sot në konkluzion i është larguar Kushtetueses. Nga njëra anë ata që vazhdojnë të ecin që si datë zgjedhjesh 30 qershori vijnë në kundërshtim me aktin normativ të Presidentit të Republikës si fillesë ligjore e një procesi zgjedhor. 

Po kështu edhe ata që kanë shfuqizuar që është Presidenti i Republikës, ka shfuqizuar dekretin e mëparshëm kur Kushtetuta nuk e shpreh në mënyrë eksplicite këtë lloj fuqie, përmbajtje, akti. Sërish i kanë rënë një gabim i cili mbulohej me marrëveshje politike. 

Më tej, Hazizaj tha se në vendin tonë nuk vendos kushtetuta, por politika.

Sokol Hazizaj: Që në momentin e parë ka filluar jo kushtetueshmëria e procesit zgjedhor, por si gjithmonë këtu nuk vendos kushtetuta, por politika. Këtu vendos rreshit midis presidentit, kryeministrit  dhe dikujt tjetër që qëndron pas tyre.


EMISIONET