Në ndeshjet e para të sezonit, Eden Hazard ka qenë një ndër lojtarët më të dobët të Realit të Madridit dhe belgu merr përsipër të gjitha përgjegjësitë.

Fillimi për ish yllin e Chelsea ka qenë tepër i vështirë, pasi ai ishte pesë kilogramë mbipeshë kur mbërriti në Madrid. Tani 28-vjeçari duket se është rikthyer në formën e tij më të mirë, por e pranon se muajt e parë kanë qenë të vështrië.

“Është e vërtetë. Nuk do ta mbaj të fshehur, por kur je me pushime, je me pushime. Kisha shtuar pesë kilogramë. Jam tipi i njeriut që shton shumë lehtë në peshë dhe e humb atë shumë shpejt nëse tregohem i kujdesshëm.  Në dy muajt e parë, nuk bëra mjaftueshëm.

"Tani situata ka ndryshuar jam i aftë për të dhënë më tepër kontribut për skuadrën. Prej një muaji po ndihem më mirë. Po dribloj, vrapoj shpejt dhe po tentoj t’i inkurajoj edhe të tjerët të luajnë mirë. Unë nuk bëj gjithçka ashtu siç duhet, por gjatë dy muajve të parë i thash vetes: “Je i ri, luaj thjesht”. Kishte shumë pasime, njerëzit prisnin nga unë të dribloja”, zbuloi Hazard, në një intervistë të dhënë për revistën francez, "L’Equipe".

Ylli i Belgjikës gjithmonë e kishte deklaruar se ëndrra e tij ishte të luante një ditë me Real Madridin dhe për ta bërë realiteti ai refuzoi disa oferta nga PSG.

Gjithnjë PSG tentoi të nënshkruante me mua. Por qëllimi im nuk ishte të kthehehsha në Ligue 1, dhe aq më tepër me një ekip tjetër që nuk është Lille. Gjithmonë u kam thënë atyre jo. Në kokën time ka qenë e qartë. Ata janë klubi që mund të më kishin ndihmuar të fitojmë Champions Leaguen. Por, nuk ishte në planet e mira. Nëse ndonjëherë kthehem në Ligue 1, do të jetë për Lille”, tha 28-vjeçari, që kaloi 7 vite në Premier League me Chelsea, para se të transferohej në Madrid.

/Ora News.tv/